Termocentrali ‘Kosova e Re’, nuk e ndot ajrin (Video)
02 korrik 2019
| 13:10
Termocentral si në qytetin Shoshtanj të Sllovenisë, pritet të ketë Obiliqi i Kosovës.
E ndërtues i të dyve është gjiganti amerikan “General Electric”.
Nga përvoja e Sllovenisë, del se shqetësimet për ndotjen e ajrit nuk kanë vend.
Debeljok që e drejton termoelektranën në Shoshtanj, thotë se tani me njësinë e re edhe lirimi i dioksidit të karbonit është zvogëluar për 30 për qind, andaj edhe disa njësi të vjetra u ndalën nga prodhimi.
E sipas koordinatorit lokal të projektit në sigurinë për furnizim me energji në Kosovë, Lorik Haxhiut, nga ky system, efiqienca në termocentralin “Kosova e Re”, do të ngritët në 43 për qind. /Klan Kosova/