“Termokos” dëgjon kryetarin e Prishtinë, funksionalizon kaldajat me mazut
15 dhjetor 2021
| 15:49
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga drejtori i “Termokosit” Arsim Fetahu që sot menjëherë të funksionalizohen kaldajat me mazut.
Kjo kërkesë do të realizohet nga ngrohtorja e kryeqytetit derisa Fetahu tha se do të funksionalizojnë kaldajat, por kjo do ta ndotë ajrin e Prishtinës.
Ky vendim erdhi pas takimit urgjent mes Ramës dhe Fetahut pas ndërprerjes së ngrohjes nga “Termokosi” për shkak të mos furnizimit me avull nga KEK-u.
I pari i kryeqytetit tha se më e rëndësishme sot për sot është që të ngrohen qytetarët për shkak të temperaturave të ulëta që po mbretërojnë në kryeqytet.
Ngrohja në Prishtinë do të vërehet në orët e vona të mbrëmjes sepse, sipas Fetahut, funksionalizimi i kaldajave do të marrë disa orë kohë.