“Termokos”-i paralajmëron korrigjimin e faturave të tetorit

25 nëntor 2019 | 17:05

Ndërmarrja Publike “Termokos”, ka njoftuar konsumatorët, se gjatë procesit të faturimit për muajin tetor 2019-të,  ka ndodhur një problem në azhurnimin e sistemit të faturimit me tarifat e reja, me ç ‘rast nuk janë ruajtur tarifat e reja në sistemin e faturimit, por kanë mbetur tarifat e vjetra.

Sipas njoftimit të kësaj kompanie, me datë 14 tetor 2019, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka marrë vendim për tarifat e reja të energjisë termike për sezonin 2019/2020, sipas të cilit vendim tarifat për këtë sezon kanë shënuar një zbritje të vogël krahasuar me sezonin e kaluar. “Tarifat pa matje (bazuar në sipërfaqen ngrohëse): Ø Për konsumatorët shtëpiak: nga 0.78 €/m2 në 0.76 €/m2; dhe Ø për konsumatorët komercial e institucional: nga 0.97 €/m2 në 0.95 €/m2 – Tarifat me matje (sipas konsumit të matur): Ø Për kapacitetin termik: nga 0.93 €/kW/muaj në 0.78 €/kW/muaj; dhe Ø Për sasinë e energjisë termike të furnizuar: nga 38.77 €/MWh në 36.25 €/MWh”, thuhet në njoftim.

Sipas “Termokos”-it, si pasojë e këtij problemi në procesimin e tarifave të reja në faturat e tetorit, faturimi për muajin tetor 2019 është bërë me tarifat e vjetra, e jo siç është përcaktuar me tarifat e reja të zbritura. “Korrigjimi i gabimit në faturat e tetorit 2019 do të bëhet në faturimin e muajit nëntor 2019, gjë që do të pasqyrohet qartë në faturën përkatëse të secilit konsumator. Kërkojmë falje nga gjithë konsumatorët tanë për këtë lëshim, që ka ndodhur” thuhet në njoftim.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja e kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, ka reaguar…