“Termokosi” e përmbyll sezonin e ngrohjes, furnizimi vazhdon vetëm në QKUK
Ngrohtorja “Termokos” të premten ka përfunduar sezonin e ngrohjes 2022/2023, pasi ditëve në vazhdim pritet të ngriten temperaturat.
Ndërprerja e ngrohjes u bë në një ceremoni solemne, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili theksoi se përveç QKUK-së, ndërprerja do të bëhet në krejt kryeqytetin.
“Kjo sezon ka qenë më efikasja dhe më e gjatë në historikun e Termokosit, pra kemi filluar më herët, po e përfundojmë më vonë dhe gjatë kësaj periudhe nuk kemi pasur asnjë problem. Kryeqyteti ka pasur ngrohje tërë kohën që u ka ofruar një konfront të shtuar të gjithë qytetarëve të kryeqytetit”.
“Sot që po e përfundojmë sezonin, QKUK-ja do të vazhdojë (me furnizim) për shkak se aty ka pacientë të cilët kanë nevojë për ngrohje”, ka thënë Rama.