Termokosi ndal ngrohjen për Prishtinën
Është ndërpre furnizimi me ngrohje në kryeqytet nga Termokos.
Përmes një komunikatë për media, Termokos ka njoftuar opinionin se për shkak të pamundësisë për tu furnizuar me avull nga KEK-u janë detyruar të ndërpresin furnizimin me ngrohje për konsumatorët.
Sipas këtij njoftimi vetëm klinikat e QKUK-së janë duke u furnizuar me ngrohje.
Njoftimi i plotë:
NP “Termokos” Sh.A., njofton opinionin e gjerë, përkatësisht gjithë konsumatorët se për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, jemi detyruar që të ndërpresim furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët.
Aktualisht, me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore.
Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje.