Termokosi sot përmbyll sezonin ngrohës
Ndërmarrja Publike “Termokos” njofton të gjithë qytetarët se sot me datë 15 prill 2020 përfundon sezoni ngrohës.
NP “Termokosi” sh.a bëri të ditur se ky sezon është një nga sezonet më të suksesshme.
“Sezoni, që po përmbyllim është një nga sezonat ngrohës më të suksesshëm deri më tani, gjatë të cilit janë shënuar rezultate pothuaj në të gjitha aspektet e zhvillimit të ndërmarrjes. Kjo para së gjithash ka reflektuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve, që u kemi ofruar konsumatorëve tanë, gjë që ka ndikuar edhe në ngritjen e besueshmërisë së konsumatorëve ndaj ndërmarrjes sonë.
Komunikata e plotë:
Bazuar në Ligjin për ngrohje dhe në Planin e furnizimit me ngrohje, NP “Termokos” SH.A, sonte në orët e mbrëmjes do të përfundojë sezonin ngrohës 2019/2020.
Sezoni, që po përmbyllim është një nga sezonat ngrohës më të suksesshëm deri më tani, gjatë të cilit janë shënuar rezultate pothuaj në të gjitha aspektet e zhvillimit të ndërmarrjes. Kjo para së gjithash ka reflektuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve, që u kemi ofruar konsumatorëve tanë, gjë që ka ndikuar edhe në ngritjen e besueshmërisë së konsumatorëve ndaj ndërmarrjes sonë.
Përgjatë kësaj sezone të plotë gjashtë mujore NP “Termokos” ka ofruar ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore për rreth 15 mijë konsumatorë pa asnjë ditë ndërprerje.
Një falënderim të posaçëm për secilin punëtor të ndërmarrjes, që edhe në këto ditë, kur vendi ynë po përballet me pandeminë e Covid-19, kanë punuar pa ndërprerë, duke ruajtur funksionalitetin e ndërmarrjes dhe duke siguruar furnizimin e vazhdueshëm me ngrohje për gjithë konsumatorët.