Tërnava i jep mirënjohje Halil Kastratit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur të mërkurën në takim drejtorin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.
Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, për çka të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre, gjithnjë në shërbim të qytetarëve të vendit.
Myftiu Tërnava vlerësoi lart punën dhe angazhimin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” në ndihmë të varfërve dhe nevojtarëve.
Me këtë rast, myftiu Tërnava, ndau një mirënjohje për drejtorin e Shoqatës, Halil Kastrati, për kontributin e tij të veçantë humanitar në mbështetje të njerëzve nevojtarë në Kosovë dhe në hapësirën shqiptare, duke u bërë simbol frymëzues i solidaritetit njerëzor, kombëtar dhe fetar.