Tërnava jep mesazhin për Fitër Bajram
20 prill 2023
| 10:38
E enjtja e 20 prillit është dita e fundit e muajit të madhërishëm të Ramazanit.
Pas 30 ditë agjërimi, sakrifice e solidariteti, besimtarët myslimanë do të festojnë të premtën më 21 prill Fitër Bajramin.
Me këtë rast, kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava, do t’i drejtohet komunitetit mysliman me një mesazh me rastin e “Bajramit të Madh”.
Ngjarja do të mbahet në ora 11:00 në selinë e BIK-ut.
Nesër namazi i faljes së Fitër Bajramit, do të bëhet në ora 06:23.
Klan Kosova do ta transmetojë drejtpërdrejtë faljen e Bajramit nga Xhamia “Ibrahim Devolli” në Pejë.