Tërnava kërkon nga partitë të tregojnë kulturë të lartë gjatë fushatës elektorale

24 shtator 2019 | 13:23

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, ka kërkuar nga partitë politike që gjatë fushatës zgjedhore e cila nis nesër (e mërkurë) të tregojnë kulturë dhe sjellje të lartë.

Ai ka thënë se pavarësisht dallimeve politike, pas 6 tetorit partitë politike duhet të bëhen bashkë për t’i kryer punët që e presin Kosovën.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, të nderuar kandidatë për deputetë,
nesër, zyrtarisht hapet fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës. Si myfti i Republikës dhe si udhëheqës i njërit prej institucioneve tona më të mëdha fetare dhe jo vetëm, kërkoj nga të gjithë ju që gjatë fushatës të tregoni kulturë dhe sjellje të lartë. Pavarësisht dallimeve politike, gjërat tjera na bashkojnë, dhe pas datës 6 tetor, prapë bashkë duhet t’i kryejmë punët”.

“Ne, si institucion fetar, do të ruajmë paanshmërinë politike, sepse ju të gjithë na përkisni neve dhe ne iu përkasim juve të gjithëve. Ndaj, ne emër të Kryesisë së BIRK dhe në emrin tim personal, ju dëshiroj fushatë të ndershme, të qetë dhe pa probleme”, është thënë në mesazhin e Tërnavës për fushatën zgjedhore.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/birk2015/photos/a.938856319484405/2433544240015598/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas tërmetit shkatërrues të së shtunës, shumë shtete u ofruan…