Tërnava, liderëve institucionalë dhe politikë: Populli i Kosovës nuk e meriton edhe sfidën politike (Video)

20 mars 2020 | 15:31

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, me anë të një video-mesazhi, ka njoftuar qytetarët e vendit se për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, është vendosur që të bëhet edhe pezullimi i përkohshëm i namazit të xhumasë dhe i namazeve të tjera në xhami.

Ai ka thënë se këtë vendim e kanë marrë me qellim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.

“Mirëpo, kjo nuk do të thotë që ne të lemë anash obligimet tona ndaj Krijuesit, namazet tona do t’i falim në shtëpitë tona, bashkë me familjet tona. Nuk do e falim namazin e xhumasë, por do falim namazin e drekës, do të bëjmë lutje e dua që Zoti i Madhëruar të na jap durim, forcë e moral për të dal sa më parë nga kjo gjendje”.

“T’i lutemi Zotit të na ruaj e të mos na sfidojë me virus, sepse viruset nuk njohin kufi, nuk njohin moshë, nuk njohin gjini, nuk njohin etni e nuk njohin as profesion”, ka thënë myftiu Tërnava.

Më tutje, ai me anë të këtij video-mesazhi ka pasur edhe një mesazh për liderët institucionalë dhe politikë. Ai ka kërkuar nga ata që t’i lënë anash interesat politike dhe të jenë unikë në tejkalimin e kësaj sfide.

“Populli i Kosovës nuk e meriton edhe sfidën politike. Nëse ne jemi të pafuqishëm kundrejt këtij virusi, besoj fuqishëm se krizën institucionale e politike mund ta shmangim”, ka thënë Tërnava.

https://www.facebook.com/birk2015/videos/818031555350684/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari dhe moderatori i emisionit “Rubikon” në “Kohavizion (KTV)”, Adriatik…