Tërnava me bashkëpunëtorë në Turqi

25 tetor 2022 | 20:23

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me bashkëpunëtorë, po vazhdon vizitën e tij zyrtare në Ankara të Turqisë.

Ai sot ka vizituar zyrën qendrore të fondacionit të Dijanetit turk, ku u prit nga kryetari i bordit Ihsan Açik dhe drejtori i përgjithshëm, Izani Turan.

Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Açik për mikpritjen dhe bashkëpunimin prej vitesh ndërmjet fondacionit të Dijanetit turk dhe Bashkësisë Islame të Kosovës në shumë fusha, si në atë humanitare, arsimore dhe fetare, e në veçanti për financimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Ndërkaq kryetari i fundacionit falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe theksoi gatishmërinë që edhe në të ardhmen të bashkëpunojmë me Bashkësinë Islame të Kosovës në projekte dhe aktivitete të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Xhavit, Haliti, ka njoftuar se me kolegët…