Tërnava pret në takim Dodë Gjergjin

25 shtator 2020 | 19:21

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim Ipeshkvin e Kishës Katlike, Dodë Gjergjin.

Myftiu Tërnava i shprehu mirëseardhje Ipeshkvit dhe e falënderoi për vizitën pas një kohe relativisht të gjatë për shkak të pandemisë nga virusi Covid-19.

Nga ana e tij, Ipeshkvi Dodë Gjergji falënderoi Myftiun për mikpritjen e ngrohtë dhe theksoi se kjo vizitë është  në vazhdën e vizitave vëllazërore ndërmjet dy krerëve fetarë të  bashkësive tona fetare tradicionale.

Vlen të theksohet se takimet e tilla ndërmjet krerëve fetarë janë të rregullta dhe kanë për qëllim thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të  përbashkët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Takimi i paraparë për të hënën mes kryeministrit të Kosovës,…