Tërnava pret në takim profesoreshën e Fakultetit të Studimeve Islame, Besa Ismaili
07 janar 2025
| 16:25
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim profesoreshën e Fakultetit të Studimeve Islame, Besa Ismaili, për t’i uruar përfundimit e studimeve të doktoratës.
Myftiu Tërnava, fillimisht uroi dr. Besa për përfundimin me sukses të doktoratës së saj, duke vlerësuar lart punën dhe përkushtimin e saj në fushën akademike.
Ai tha se arritjet e saj duhet të shërbejnë si frymëzim për brezat e rinj dhe të jenë një shembull i përkushtimit ndaj dijes dhe komunitetit.
Nga ana e saj, dr. Besa Ismaili, falënderoi myftiun Tërnava për mikpritjen dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj nismave arsimore dhe akademike.