Tërnava priti në takim ambasadoren e Francës

20 janar 2020 | 12:53

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava ka pritur në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

Myftiu Tërnava i ka uruar mirëseardhje ambasadores Marie-Christine Butel, dhe me këtë rast ka falënderuar për vizitën dhe njëherësh i ka shprehur mirënjohje dhe konsideratë për kontributin e Francës dhe popullit francez për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës.

Myfriu Tërnava në vazhdim e njohu ambasadoren Buter me organizimin dhe punën e BIRK-ut si dhe me angazhimin dhe përkushtimin e këtij institucioni që Kosova të vazhdojë të jetë vend, ku të gjitha bashkësitë fetare respektojnë, duanë njëri-tjetrin dhe jetojnë në harmoni të plotë fetare.

Nga ana e saj, ambasadori i Francës, Marie-Christine Butel, ka falënderuar myftiun Tërnava për mikpritjen dhe ka falënderuar atë dhe Kryesinë e BIRK-ut për angazhimin dhe punën që po e bëjnë që shteti i Kosovës të jetë një vend demokratik, ku respektohen të drejtat e të gjitha komuniteteve fetare dhe vend, ku toleranca dhe harmonia ndërfetare janë karakteristikë dhe të gjitha komunitetet në Kosovë jetojnë në mirëqenie, prosperitet e paqe.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli…