Tërnava takon ambasadorin hungarez, merr mbështetje për Kosovën
11 nëntor 2020
| 12:52
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Hungarisë, Jozsef Bencze.
Në këtë takim, myftiu Tërnava ka shfrytëzuar rastin që ta informojë mysafirin me historinë, punën dhe aktivitetet e Kryesisë së BIK-ut.
Ndërsa ambasadori Bencze ka vlerësuar punën e BIK-ut, duke shtuar se Hungaria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha proceset.