Tërnava takon Hamzën, ofron përkrahjen e BIK-ut për qytetarët e prekur nga vërshimet
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe kryetarin e Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Enis Rama, së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë.
Në këtë takim është biseduar për gjendjen e krijuar pas vërshimeve në qytetin e Mitrovicës dhe menaxhimin e saj nga komuna gjatë kësaj periudhe.
Myftiu Naim Tërnava, në emër të BIK-ut ka shprehur gatishmërinë të mbështesë komunën dhe qytetarët e prekur nga këto vërshime, duke thënë se në këto situata të vështira duhet të qëndrojmë pranë njëri – tjetrit dhe të tregohemi solidar.
Hamza ka falënderuar Tërnavën për mbështetjen e dhënë ndaj komunës dhe qytetarëve të Mitrovicës në tejkalimin e plotë të gjendjes pas vërshimeve.