Tërnava takon krerët e Koalicionit për Familjen: Të ndërtojmë një të ardhme duke respektuar vlerat fetare e kombëtare

27 janar 2025 | 11:25

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka pritur sot (e hënë) në takim katër prijësit e Koalicionit për Familjen, Eman Rrahmanin, Selim Pacollin, Ferid Aganin dhe Fatmir Smajlin.

Në njoftimin e këtij koalicioni është thënë se ky takim kishte për qëllim diskutimin mbi çështjet me rëndësi për qytetarët e Kosovës, përfshirë promovimin e vlerave të tolerancës, harmonisë ndërfetare dhe bashkëpunimit për të mirën e përbashkët.

“Gjatë takimit, myftiu Tërnava theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar dhe bashkëpunimit mes institucioneve fetare dhe politike për të forcuar paqen dhe stabilitetin në Republikën e Kosovës. Liderët e koalicionit shprehën falënderimet e tyre për punën e palodhshme të Bashkësisë Islame në ruajtjen e traditës dhe kujdesin për familjen, duke theksuar se dialogu dhe mirëkuptimi janë themelore për të adresuar sfidat e sotme”, ka njoftuar Koalicioni për Familjen.

Në fund të takimit, palët janë pajtuar që të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke respektuar vlerat kulturore, fetare dhe kombëtare të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) do të marr…