Tërnava: Të presim edhe pak ditë për hapjen e xhamive

15 maj 2020 | 17:20

Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava u është drejtuar besimtarëve myslimanë me mesazhin e xhumasë.

Ai ka folur për rëndësinë dhe vlerën e dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit, dhe kërkimit të Natës së Kadrit, duke ftuar besimtarët që të garojnë me ibadete të shumta për të përfituar nga mëshira e Allahut.

Myftiu ka ritheksuar se atmosfera e këtij Ramazani ka qenë më ndryshe për shkak të pandemisë dhe se secili besimtarë e ka ndjerë mungesën e iftareve të përbashkëta me familjarë e miq, duke uruar që të jetë i fundit i këtij lloji.

Po ashtu Myftiu Tërnava ka trajtuar çështjen e hapjes së xhamive, duke thënë se vendimet që ka marrë BIK-u kanë qenë tejet të vështira por të domosdoshme për ruajtjen e shëndetit publik.

Myftiu tha se përmallimi për xhami buron nga imani tek secili mysliman, por që duhet pritur edhe pak derisa të fitohet beteja me pandeminë.

Ai tha se çështja e hapjes së xhamisë nuk duhet të polarizohet e politizohet për interesa të caktuara.

“Unë si myfti i Republikës së Kosovës iu ftoj të gjithëve, iu thërras të gjithëve në veçanti gjatë këtyre netëve të fundit të muajit të bekuar Ramazanit, që çështjen e xhamive mos ta polarizojmë as mos ta politizojmë, mos t’i japim ngjyrë çfarë ajo nuk e meriton me pas, pezullimi i namazeve nëpër xhami të mos shërbejë për dikë që ai të krijoi emër duke fyer e duke sharë por të shërbejnë që neve të na motivojë për punë e lutje më të mëdha drejtuar Zotit që këtë pandemi, këtë sëmundje, këtë virus të largoj nga globi mbarë dhe të gjithë ne t’i kthehemi normalitetit”, ka thënë Tërnava.

Myftiu po ashtu tha se udhëzimet e institucioneve shëndetësore e kemi obligim t’i respektojmë, dhe vetëm shoqëritë e pa konsoliduar me prirje anarkiste i sfidojnë ato.

Ai përmendi një takime me institucionet shëndetësore për të parë rrezikun e pandemisë dhe mundësinë e hapjes së xhamive.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajnerët e basketbollit të Kosovë vazhdojnë të inkurajojnë sportistët që…