Tërnava uron të krishterët: Festat fetare tek ne gjithmonë kanë përçuar unitet e dashuri
25 dhjetor 2023
| 08:32
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i ka dërguar mesazh urimi ipeshkvit Dodë Gjergji me rastin e festës së Krishtlindjes.
Në mesazhin e tij Tërnava ka kuruar ipekshvin Gjergji dhe të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes duke ju uruar shëndet, mbarësi e lumturi.
“Me nderim e respekt të posaçëm, në këtë ditë të shënuar për besimtarët e krishterë, më lejoni që t’ju drejtohem me mesazh urimi e përgëzimi Juve, meshtarëve tuaj, si dhe të gjithë vëllezërve të krishterë, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi e lumturi. Festa e Kërshëndellës është moment i veçantë për besimtarët e krishterë, sepse në zanafillën e saj ka lindjen, shpresën e mbarësinë”, thuhet në mesazhin e myftiut Tërnava.