Terras takon Bislimin, bisedojnë për rrugëtimin e Kosovës në BE dhe zhvillimet e fundit
Raportuesi i Kosovës në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka dhënë detaje mbi takimin që ka zhvilluar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Ai ka ndarë një fotografi të takimit në rrjetin social “X”, ku ka thënë se me Bislimin ka folur për zhvillimet e fundit në vend.
“Pata një takim të thellë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi mbi rrugëtimin e Kosovës në BE dhe zhvillimet e fundit. Unë do të kontribuoj në këtë duke ofruar raporte të informuara, të drejta dhe objektive”, ka shkruar Terras.
Kujtojmë se Terras dje ka vizituar Mitrovicën. Pa nga afër urën e Ibrit dhe më pas shkoi edhe në Varagë të Zubin Potokut ku më 29 nëntor ka ndodhur sulmi terrorist në kanalin e “Ibër-Lepencit”.
Para vizitës në Mitrovicë, ai është pritur në takime nga krerët e shtetit dhe liderët e opozitës.