Terreni malor në Ferizaj do të monitorohet 24 orë
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami është takuar të mërkurën me komandantin e Stacionit Policor në Ferizaj, Imer Kaqara, me të cilin ka biseduar masat që po ndërmerr kjo komunë në mbrojtje të pyjeve nga dëmtuesit, sidomos në këtë periudhe kohore.
Aliu ka theksuar se qeverisja e tij është e përkushtuar në zbatimin e politikave të mirëfillta mjedisore.
“Jam i vendosur që të shkoj deri në fund në betejën për mbrojtjen e pyjeve”, ka thënë Aliu, duke shtuar se u dakorduan edhe me komandantin e policisë që të nisin një fushatë më rigoroze kontrolli të përbashkët për mbrojtjen e pyjeve.
Ndërsa, drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, ka thënë se rajoni i Ferizajt është prekur shumë nga dëmtuesit e pyjeve.
/Epoka e re/