TERROR në Bruksel | Një person thërret “Allah Akbar” dhe vret disa tifozë suedezë! Me kallash në dorë niset drejt stadiumit (VIDEO)
Ngjarje e rëndë raportohet në Bruksel, aty ku një person ka hapur zjarr drejt qytetarëve duke vrarë të paktën dy dhe plagosur disa të tjerë.
Sipas informacioneve paraprake, autori ka thirrur “Allah Akbar” dhe ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov drejt qytetarëve.
Të paktën dy persona, të veshur me fanellat e kombëtares suedeze raportohet se kanë mbetur të vrarë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta para nisjes së ndeshjes Belgjikë-Suedi në kuadër të Euro 2024.
Raportohet se autori nuk është arrestuar ende nga policia, ndërsa në rrjetet sociale është dhënë alarmi se ai i është drejtuar stadiumit.
Gjatë ditëve të fundit, shtetet evropiane dhe inteligjenca kanë rritur alarmin për sulme terroriste pas konfliktit mes Izraelit dhe Hamas.
Pamje të rënda!
A shooting has just taken place in Brussels, Belgium. https://t.co/0lkepCOOFw
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 16, 2023
https://twitter.com/i/status/1713992273464099298
Autori dyshohet se ka filmuar veten pas ngjarjes duke përcaktuar se ka vrarë suedezë, mesa duket si hakmarrje pas ngjarjeve të fundit në Suedi ku u dogj libri i Kuranit.
“Allahu Ekber.
Emri im është Abdesalem Al Guilani dhe jam luftëtar për Allahun. Unë jam nga Shteti Islamik. Ne e duam atë që na do dhe e urrejmë atë që na urren. Ne jetojmë për fenë tonë dhe vdesim për fenë tonë. Elhamdulah.
Vëllai juaj u hakmor në emër të muslimanëve. Unë kam vrarë 3 suedezë deri më tani Al hamdoulelah. 3 sued suedezë, po. Ata të cilëve u kam bërë keq, le të më falin. Dhe i fal të gjithëve.
Selam Alejkum”, dëgjohet të thotë ai në video.