
“Terrori i Kurtit”, gazetat serbe, tituj tendencionzë rreth vendimit për targat
01 nëntor 2022
| 08:11
Masa e qortimit për targat ilegale hyri në fuqi në mesnatë, ndërkaq në mëngjes gazetat serbe u mbushën me tituj tendenciozë.
“Terrori i Kurtit: Kush nuk i do targat RKS, duhet të shpërngulet”, “Gati përgjigjja për Kurtin: Do t’i aktivizojmë çnjohjet nëse i afrohen KiE-së”, ishin disa nga titujt e gazetave të sotme serbe.
Këto gazeta u panë në Mitrovicën e Veriut.

