Terroristëve serbë të Banjskës u vjen një mbështetje nga forcat terroriste të Rusisë (Video)
Forcat terroriste të Rusisë i kanë dalë në përkrahje terroristëve serbë që sulmuan Policinë e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe vranë policin Afrim Bunjaku.
Në një video që ka publikuar “Geopost”, një prej terroristëve u drejtohet serbëve duke u thënë se “në çdo moment ne do të vijmë t’ju ndihmojmë sërish. Do të bëjmë çfarëdo që është e nevojshme, ne jemi një komb, ne jemi një vëllezër”.
“Ju kuptojmë sepse e dijmë në çfarë situate jeni, humbët katër njerëz. Unë kam qenë në Kosovë për dy vjet, nga 1999 deri në 2001”, dëgjohet duke thënë i njëjti.
A video in support of the #Serbian #Terrorists who attacked the #Kosovo #Police on Sunday, came from the #Russian special unit in #Ukraine pic.twitter.com/tb6WgcAIbD
— The Geopost (@theGeopost) September 27, 2023