Terrorizohen qindra njerëz në aeroport, një personi i shkrepet arma pa dashje

21 nëntor 2021 | 15:01

Qindra persona në aeroportin e Atlanta Hartsfield-Jackson, janë tmerruar pasi  arma që kishte një person i është shkrepur pa dashje.

Si pasojë  e të shtënave të armëve tre persona janë lënduar, ndërsa dhjetëra njerëz të tjerë nga frika janë shtrirë në tokë.

Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorit dhe pas disa orësh e kanë arrestuar.

Autori Kenny Wells akuzohet për armëmbajtje pa leje si dhe akuza për plagosjen e disa personave padashje./oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me sa duket, Mauro Icardi dhe Wanda Nara i kanë…