Terry largohet nga Aston Villa: Jam gati të bëhem trajner i parë
John Terry largohet nga Aston Villa, një klub ku ishte ndihmëstrajner në stafin e Dean Smith për tri sezonet e fundit. Tani po përgatitet të bëjë një hap përpara në karrierën e tij.
Ish-mbrojtësi i Chelseas ka thënë se ishte gati ta drejtonte një ekip personalisht, pasi kjo ka qenë gjithmonë ambicia e tij.
“Ka qenë një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të kaloja dy sezonet e fundit tek Aston Villa, por tani ndiej se është koha e duhur për ta marrë vendimin jashtëzakonisht të vështirë, për të shkuar më tej. Unë dua të jem absolutisht i respektueshëm me menaxhmentin dhe të gjithë tek Aston Villa, por do ta konsideroj seriozisht të ardhmen time këtë verë. Mendoj se nuk është e drejtë të filloj një sezon të ri pa qenë i sigurt për ta përfunduar atë. Për momentin dua të kaloj disa kohë me familjen time, me shpresën për të marrë ftesa për të vizituar klube dhe trajnerë në të gjithë Evropën, për ta kompletuar qëllimin tim: të bëhem trajner”, ka thënë Terry.