Terry rikthehet te Chelsea

29 dhjetor 2021 | 15:03

Legjenda e futbollit anglez, John Terry zyrtarisht është rikthyer te Chelsea, pas disa vitesh.

Terry kishte kaluar te Aston Villa si lojtar/ndihmëstrajner, duke u zhvendosur më pas në rolin e të fundit. Por, Chelsea ka vendosur që Terry të jetë sërish pjesë e tyre, ndërsa tani do të punojë me akademinë e klubit. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe ish-mbrojtësi përmes rrjeteve sociale.

“Jam i lumtur të njoftoj se po kthehem në shtëpi dhe kam marrë një rol konsulentë në Chelsea  FC akademi. Përveç dhënies së sesioneve të stërvitjes në terren, unë do të përfshihem në diskutimet e stërvitjes dhe mentorimin e lojtarëve të akademisë sonë”, ka thënë Terry.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), deri më 28 dhjetor ka…