Terziqi e Kameri më të mirët e vitit 2018
Federata e Hendbollit të Kosovës sot ka shpallur më të mirët e vitit 2018.
Ceremonia për shpalljen e laureatëve të vitit të kaluar është mbajtur në ‘Sheshin 21’ në Prishtinë, ndërsa atë me pjesëmarrje e kanë nderuar numër i madh i njerëzve të hendbollit dhe sportit kosovar në përgjithësi. Çmimet kryesore i kanë fituar Deniz Terziqi dhe Elma Kameri që janë shpallur hendbollisti dhe hendbollistja më e mirë e vitit 2018.
“Kemi kaluar një vit të ngjeshur me aktivitete, gjatë të cilit kemi kuptuar se kemi potencial në FHK dhe në klube. Ne po zhvillojmë aktivitete, po kemi suksese dhe mund të vlerësoj se kemi edhe ngritje të cilësisë. Ishte vit me rëndësi, i përcjellur me suksese ndërkombëtare që na bëjnë krenarë. I falenderojë të gjithë për këtë. Këtë vit na presin sfida e aktivitete të shumta, ndërsa ju dëshiroj vit të suksesshëm. Shpresoj që me kombëtaren U20 të arrijmë në botërorin që do të ishte sukses shumë i madh”, ka thënë presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini.
Deniz Terziqi aktualisht është lojtar i Kastriotit të Ferizajt, kurse në pjesën e parë të vitit të kaluar luajti për Prishtinën. Elma Kameri është pjesë e Istogut.
Reprezentuesit të Kosovës, Deniz Terziqi i ka takuar edhe çmimi i golashënuesit më të mirë të vitit 2018, me 203 gola. Ai poashtu ka zënë vend në përbërjen më të mirë të vitit të kaluar.
Përbërja e vitit përbëhet:
Haris Berisha (portier – Besa Famgas), Lulzim Shabani (alo e majtë – Kastrioti), Deniz Terziqi (fundor i majtë – Kastrioti), Egzon Gjuka (qendër – Besa Famgas), Kastriot Jupa (pivot – Besa Famgas), Drenit Tahirukaj (fundor i djathtë – Besa Famgas), Labinot Gubetini (alo e djathtë – Drita). Rron Ramadani i Kastriotit është shpallur lojtari më i mirë i mbrojtjes.
Elma Kameri, që poashtu është lojtare me rëndësi e Kosovës, pos që është shpallur më e mira e vitit, ka zënë vend edhe në përbërjen më të mirë të vitit. Te hendbollistet në përbërjen më të mirë të vitit 2018 bëjnë pjesë: Njomza Kelmendi (portiere – Vushtrria), Albina Rugova (alo e majtë – Istogu), Elma Kameri (fundore e majtë – Istogu), Valerina Malaj (qendër – Shqiponja), Shkurta Mehmeti (pivote – Shqiponja), Shpresa Fazlija (fundore e djathtë – Prishtina), Qëndresa Berisha (alo e djathtë – Prishtina). Suzana Ujkiq e Istogut është shpallur lojtarja më e mirë e mbrojtjes, ndërsa golashënuesja më e mirë me 233 gola ishte Edona Radoniqi e Vëllaznimit.
Besa Famgas është shpallur skuadra më e suksesshme e vitit 2018 (meshkujt), kurse Shqiponjës i takoi çmimi i skuadrës më të suksesshme te femrat. Besa Famgas u shpall skuadra më e mirë edhe te juniorët dhe kadetët, ndërsa Zhegrës i takoi çmimi për skuadrën më të mirë të pionierëve.
Te hendbollistet, Shqiponja u shpall skuadra më e suksesshme e kadeteve, kurse Samadrexha e pioniereve.
Fatmir Muhaxheri është shpallur trajneri më i suksesshëm i vitit, pas sukseseve me kombëtaren U20 të hendbollistëve. Edin Kolgeci i Prishtinës u shpall punëtor sportive i vitit 2018, ndërsa Ilir Bytyqi e Syart Kasapi gjyqtarët më të suksesshëm të vitit 2018.
Hendbollisti më i dalluar i grupmoshës U18: Elion Vokshi (Besa Famgas).
Hendbollisti më i dalluar i grupmoshës U20: Jon Muqolli (Besa Famgas).
Hendbollistja më e dalluar në grupmoshën e kadeteve: Alma Nivokazi (KHF Shqiponja)
Lojtari më i mirë i diasporës: Besard Hakaj (Danimarkë).
Lojtarja më e mirë e diasporës: Dorentina Osmani (Norvegji).
Mirënjohje e veçantë
Shqipe Bajçinca – Brestovci (delegate e EHF-së)
Arsim Vitaku – Erdoan Vitaku (gjyqtarë të EHF-së)
Besfort Jahja – Sherif Xhema (gjyqtarë të EHF-së)
Ilir Bytyqi – Syart Kasapi (gjyqtarë të EHF-së)
KH Besa Famgas, për sukseset në gara evropiane
KH Kastrioti, për sukseset në garat evropiane
KHF Istogu, për sukseset në garat evropiane
Mirënjohje Post Mortum
Mehdi Jashari
Nexhat Sharani
Sheqer Shllaku
Shaban Kyqyku
Muharrem Halimi
Bedri Paci
Agim Berisha
Agim Binaku
Imer Selmanaj