Tesla Model 3, vetura më e shitur në Evropë gjatë shtatorit
Nuk është dashur shumë kohë që veturat elektrike të marrin plotësisht primatin mbi modelet e veturave me naftë dhe atyre me benzinë.
Kjo është hera e parë në histori që veturat elektrike bëhen më të shitura në Evropë, por të njëjtën kohë hera e parë që bëhet fjalë për një veturë të prodhuar jashtë Bashkimit Evropian.
Tesla shiti 6.327 njësi të Model 3 më shumë në raport me Renault Clio, që u rendit në vendin e dytë si vetura më e shitur në Evropë gjatë shtatorit.
Gjithashtu Model 3 falë shitjes intensive të fushatës Tesla ka lëvizur nga vendi i 17-të sa i përket shitjes mujore të veturave në gusht, duke u pozicionuar në të parin gjatë shtatorit, ku shitja e 7.826 njësi mbërriti në 24.591 njësi të shitura.
Model 3 gjithashtu ka shënuar rritje prej 58 për qind në raport në raport me shitjen e shtatorit të vitit të kaluar.
Lista e plotë e veturave më shitura në Evropë gjatë shtatorit të këtij viti dukej kështu:
Tesla Model 3
Renault Clio
Dacia Sandero
Volkswagen Golf
Fiat 500
Peugeot 2008
Hyundai Tucson
Peugeot 208 10 . Renault Captur.