Tesla pushon nga puna më shumë se 10 % të fuqisë punëtore
16 prill 2024
| 08:36
Tesla do të pushojë nga puna më shumë se 10 % të fuqisë punëtore globale të automjeteve elektrike.
Siç shkruan BBC, transmeton klankosova, pronari Elon Musk kishte deklaruar se e urrente ta bënte një gjë të tillë, por duhej të bënte.
“Ne kemi bërë një rishikim të plotë të organizatës dhe kemi marrë vendimin e vështirë për ta reduktuar numrin tonë të punonjësve me më shumë se 10 %”, thuhet në email-in që Musk ia kishte kthyer BBC-së.
Prodhuesi më i madh i makinave në botë për nga vlera e tregut kishte 140 473 punonjës në nivel global që nga dhjetori, sipas raportit të tij të fundit vjetor.
Tesla nuk i është përgjigjur kërkesës së BBC-së për koment.