Tesla tërheq dy milionë vetura, shkak defekti i autopilotit
13 dhjetor 2023
| 16:52
Tesla është duke tërhequr mbi dy milionë vetura pasi që rregullatori amerikan gjeti se sistemi i asistencës së vozitësit, autopiloti, ka qenë pjesërisht me defekt.
Kjo ka marrë dy vjet kohë për hetimin në mes përplasjesh në firmën pronar i së cilës është miliarderi Elon Musk, që zunë vend kur autopiloti ishte në përdorim, raporton BBC.
Tërheqja aplikohet te gati secila Tesla e shitur në ShBA që prej lansimit të Autopilotit më 2015.
Kompania ka njoftuar se do të bëjë përditësimin e softuerit në mënyrë që të tejkalohet problemi.