Test anti-Covid për të gjithë tifozët që do të përcjellin ndeshjet e NBA-së 

19 nëntor 2020 | 11:02

NBA-ja i ka informuar të gjitha skuadrat për mënyrën se si do të nisë sezoni i ri 2020-2021, që këtë herë do të zhvillohet si zakonisht dhe jo me sistem grumbullimi, siç u mbyll sezoni i fundit.

NBA sqaron skuadrat se mund të lejohen tifozët të vijnë në stadium dhe numri i tyre do të jetë në varësi të kapacitetit të stadiumit (15-20 deri 50% të kapacitetit). Distanca e tyre nga fusha do të jetë të paktën 30 hapa larg.

Tifozët që dëshirojnë të vijnë në palestër duhet të kenë kryer një test anti-Covid të paktën 48 orë para ndeshjes. Jo vetëm kaq, por ata duhet të kryejnë një test të shpejtë ditën e ndeshjes. Natyrisht që fansat do të mbajnë maskë në palestër dhe do të ruajnë distancimin social.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i AS Roma, Edin Dzeko ka kryer tamponin e…