Test: Cila është figura që dalloni së pari në foto? Tregon shumë për personalitetin tuaj
Një foto që tregon një iluzion optik po bën xhiron e rrjeteve sociale, me shumë njerëz që përpiqen të interpretojnë atë që shohin në shikim të parë. Në të njëjtën kohë, janë të shumtë ata që argumentojnë se iluzioni optik dhe reagimet e njerëzve kur e shohin zbulojnë shumë për personalitetin e tyre.
Iluzioni në fjalë tregon llojin e karakterit që mbani dhe “çfarë lloj personi jeni” bazuar në atë që dalloni së pari.
Hidhini një sy imazhit më poshtë dhe vini re atë që shihni. Sipas disave, thjesht mund t’ju japë një vlerësim për shumë gjëra. Kur shikoni këtë imazh, ka të ngjarë të shihni ose një pemë me dëborë ose një fytyrë luani të adhurueshëm, sipas krijuesies në TikTok, Mia Yulin.
Pra, çfarë zbuluat së pari? Nëse e keni parë pemën së pari, Mia thotë se mund të tregojë se jeni “i ftohtë” me njerëzit kur i takoni për herë të parë, por “bëheni super argëtues dhe miqësor” pasi të njiheni me ta.
Kur bëhet fjalë për dashurinë, “nuk të pëlqen të ndjekësh”. Ju preferoni të prisni që njerëzit e tjerë të bëjnë lëvizjen e parë, por do të jepni gjithçka nëse ju pëlqen dikush. Ajo tha: “Kur të pëlqen vërtet dikush, do të japësh gjithçka dhe do të luftosh për të, pavarësisht se çfarë mund të mendojnë njerëzit”.
Nëse e keni parë luanin fillimisht, Mia thotë se kjo mund të tregojë se keni një “personalitet ekstrovert dhe natyrë sociale“. Ajo vuri në dukje se ju tentoni të “shmangni konfliktin“, megjithatë jeni shumë “të besueshëm” dhe mbani “marrëdhënie të shkëlqyera” me partnerët tuaj. Ajo gjithashtu pohoi se jeni shumë elastik. Ju kurrë nuk lejoni që asgjë t’ju rrëzojë. “Ju keni shumë synime për të ardhmen dhe dëshironi ta kaloni kohën tuaj të lirë duke menduar për jetën ideale për ju“./abcnews.al