Test logjik: A do të shembet ura pasi të zbresë zogu mbi makinë?
13 maj 2020
| 11:48
Një urë e gjatë 20 km mund të mbajë një peshë deri në 2 000 kg. Një makinë që peshon saktësisht 2 000 kg fillon të ecë ngadalë mbi urë dhe, kur shkon në gjysmën e saj, një zog që peshon 200 gramë, ulet mbi makinë.
Si mendoni ju, a do të shembet ura?
Nëse nuk arrini ta gjeni dot, përgjigjen e keni më poshtë:
Jo, nuk do të shembet, sepse gjatë 10 km që ka udhëtuar makina, patjetër ka harxhuar më shumë se 200 gramë karburant, prandaj pesha e zogut nuk do të ketë asnjë ndikim në peshën totale.