TESTAMENTI I ADEM DEMAÇIT
05 gusht 2018
| 12:51
Agim Vinca
“Babai im, që s’ishte vetëm imi, baca Adem, vdiq i qetë”,
tha Shqiptar Adem Demaçi më 27 korrik 2018
në Prishtinë në Kuvend.
E si mund të vdiste ndryshe, pos i qetë,
njeriu që ka kryer si askush tjetër
detyrën e vet në jetë?
“Do të jetë i qetë edhe në atë botë
po qe se Atdheu do të frymojë në Paqe e Liri
ashtu siç deshi Ai, Baca Adem”.
Amin, Kosovë, Amen!
Strugë, 31 korrik 2018