Testet në Bahrein shfaqën disa probleme të paparashikuara për Red Bullin

03 mars 2025 | 12:29

Te Red Bull nuk janë aspak të qetë pas testeve të Formula 1 të kryera javën e kaluar në Bahrein. Drejtori teknik i Red Bull, Pierre Wache nuk fshihet dhe flet për një RB21 problematik pas daljes së parë në pistë.

“Nuk ishte një provë aq e qetë sa prisnim, por është më mirë të gjejmë disa probleme tani gjatë testimeve se sa më vonë. Ne u përpoqëm të eksploronim potencialin e makinës dhe të kuptonim se si i përgjigjet strukturave të ndryshme dhe mendoj se pak a shumë ia dolëm”, ka thënë Wache.

“Mendoj se është shumë e vështirë për të parë rendin startues për garën e parë në Melburn për momentin. Mund të shihni se katër skuadra duken mjaft të shpejta, përfshirë ne, por nuk i kemi parë shumë ekipet e tjera, jemi përpjekur të fokusohemi në programin tonë”, ka shtuar shefi i Red Bull.

Drejtuesi francez është i shqetësuar jo vetëm për problemet e besueshmërisë, por edhe për llojin e zhvillimit që pret Red Bull në 2025: “Nuk jam aq i lumtur sa doja të isha sepse makina nuk u përgjigj ashtu siç donim në disa pika”. “Gjithsesi, gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur, thjesht ndoshta sasia e drejtimit nuk ishte aq e madhe sa prisnim dhe kjo është diçka për të cilën duhet të punojmë për garën e parë dhe për zhvillimin e ardhshëm”, ka shtuar Wache.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga panairi i Turizmit në…