Testi i forcës së dashurisë, çifti do qëndrojë i lidhur në pranga për 3 muaj
17 shkurt 2021
| 00:10
Një çift të rinjsh në Ukrainë u lidh me zinxhirë dhe pranga dhe do të qëndrojë kështu për 3 muaj, në një test unik dhe të pazakontë për të provuar dashurinë e tyre.
Aleksandër dhe Viktoria zgjodhën ditën e Shën Valentinit për të nisur sfidën e tyre, në një ceremoni që nisi pranë skulpturës së Bashkimit në Kiev.
“Pëllëmbët e çiftit të të dashuruarve janë vetëm disa centimetra larg”, tha Vitali Zorin, i regjistrit kombëtar të rekordeve të Ukrainës, i cili do të mbikëqyrë eksperimentin.
Ai verifikoi që Aleksandri dhe Viktoria ishin shëndetshëm para se të fillonin “izolimin” e tyre gjatë pandemisë së koronavirusit.