Testi i parë për regjistrimin e popullsisë mbahet në qershor
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) fillon punën në terren për Testin e parë për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë. Testi do të mbahet gjatë muajit qershor 2021.
“Qëllimi kryesor i këtij testi është te testohen dy aktivitete/instrumente të rëndësishme për Regjistrimin e Popullsisë:implementimi i hartave digjitale në tablet dhe kodifikimi elektronik i NACE, ISCED dhe ICSO. Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, konsiderohet me prioritet të lartë në agjendën shtetërore të Kosovës. Regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë i paraprin realizimi i testimit paraprak të proceseve organizative dhe zbatuese”, është thënë në njoftimin e ASK-së.
Trajnimet me regjistrues për Testin 1 janë kryer nga data 17-21 maj 2021, derisa listimi në terren është kryer nga data 24-28 maj 2021.