Testi për patentshoferë edhe në gjuhën turke
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka pritur të martën në takim deputetët turq nga grupi parlamentar 6+, për t’ua dorëzuar mostrën e testimit teorik për patentshoferë në gjuhën turke.
Ministri Lekaj ka theksuar se tashmë është përmbushur kërkesa e tyre kushtetuese dhe ligjore që të gjithë kandidatët e komunitetit turk t’i nënshtrohen testit në gjuhën e tyre.
Për punën e bërë në realizimin e kësaj kërkese të nevojshme për komunitetin që përfaqësojnë, në emër të grupit parlamentar 6+ nga radhët e komunitetit turk, ministrin Lekaj e ka falënderuar deputetja Muferra Sinik, njëherësh edhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.
Të gjithë kandidatët që duan t’i nënshtrohen testit për patentëshofer në gjuhën turke, paraprakisht duhet të parashtrojnë kërkesë pranë Njësisë së
Patentshoferëve ku ata do të testohen.