Testimi i unazës njëkahëshe do të përfundojë sot në orën 17:00
24 prill 2022
| 15:41
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se testimi i unazës njëkahëshe do të përfundojë sot në orën 17:00.
Kjo komunë ka njoftuar se për hapat e mëtutjeshëm do të dalin me njoftim.
“Ju falënderojmë për durimin dhe ndihmën e juaj gjatë këtyre dy ditëve testuese. Do t’i analizojmë të dhënat e marra gjatë kësaj fundjave dhe do ju informojmë për hapat e mëtutjeshëm”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.