Testohen 53 persona në karantinë
53 persona të cilët kanë qenë të vendosur në Qendrën e Studentëve, kanë rezultuar negativ me COVID-19.
Zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka bërë të ditur se gjatë së dielës janë testuar 53 persona të cilët kanë qenë në karantinë te Qendra e Studentëve.
Sipas Sadikut, që të gjithë kanë rezultuar negativ dhe gjatë ditës së hënë ata do të lirohen për në shtëpi për vetizolim prej 14 ditësh.
Njoftimi i plotë i Sadikut :
Testimi i radhës- Karantina COVID19
Sot janë testuar edhe 53 raste të vendosur në Karantinë për COVID19 .
Të gjitha rastet janë negative dhe të gjithë 53 veta, lirohen nesër për vetizolim 14 në shtëpi!
Ky është grupi katërt i të testuarëve në 4 ditët e fundit prej 190 të testuarëve dhe të gjithë kanë qenë negativ!
Faleminderit të gjithë stafit që janë të angazhuar në Karantinë: zyrtarët e Qendrës së Studentëve,Policia e Kosovës, zyrtarëve të MSH,ekipeve mjekësore të IKSHPK-së, ekipeve mjekësore të mjeksisë familjare dhe grupit të madhe e të pa lodhshëm të vullnetarëve të cilët po kontribojnë në mbarëvatjen e punëve në Karantinë!.