Tetaj: Për Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin vetëm mund të spekuloj, s’i kam parë kurrë
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë edhe të mërkurëm është duke dëshmuar Rrustem Tetaj në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Tetaj ka thënë se nëse flet për Veselin dhe Krasniqin vetëm mund të bëjë spekulime, pasi ata dy nuk i ka parë kurrë gjatë luftës.
Këto deklarime, Tetaj, i cili është dëshmitari i84-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), i ka bërë duke u përgjigjur në pyetjet e avokates së Veselit, Annie O’Reilly.
“Unë Kadri Veselin jashta në televizor edhe sot që po e shoh qitu se kurrë nuk e kam pa edhe masi nuk e kam pa dhe nuk ka qenë në zonën e luftës, ju lutem unë nuk di se çka ka me thanë për ta. Këta e kam deklaru edhe para prokurorisë. Vetëm për Hashim Thaçin që jam taku me të dhe Rexhep Selimin në Jabllanicë e ato që i kam fol përpara, unë për Jakupin dhe Kadri Veselin vetëm se çka spekuloj se nuk kam ni”, ka thënë dëshmitari Tetaj.
Në fillim të seancës, i ka përfunduar kundërpyetjet e tij avokati i Thaçit, Luka Mishetiq i cili është fokusuar sërish tek takimi i Tahir Zemajt me Thaçin, Bislim Zyrapin e persona të tjerë, ku ua ishte kumtuar emërimi i Ramush Haradinajt në pozitën e komandantit të zonës. /Betimi për Drejtësi