Tetari i FSK-së shpallet ‘ushtari më i mirë ndërkombëtar’ në Kroaci

21 qershor 2021 | 11:56

Në poligonin ushtarak “Eugen Kvaternik” në Slunj të Kroacisë është mbajtur gara ndërkombëtare e “Ushtarit më të mirë” për vitin 2021.

Gara e “Ushtarit më të mirë” është realizuar në periudhën kohore 13-19 qershor 2021, ku pjesë e saj ishin edhe dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovë ( FSK ) si dhe ushtarak nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Franca, Sllovenia, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Britania e Madhe.

Me përkushtimin, angazhimin dhe performancën e lartë të treguar gjatë kësaj gare, tetar Sokol Ahmeti nga Regjimenti i Parë i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së në mesin e shumë garuesve ka arritur të dal i pari, duke u shpallur ushtari më i mirë ndërkombëtar për vitin 2021.

Garën me sukses ka arritur që ta përfundojë edhe garuesja tjetër FSK-së, Endrita Brahimi.

Pjesëmarrësit kanë kaluar së bashku në disa vështirësi, ku pjesë e saj ishte edhe përshkrimi i rrugës me gjatësi prej 30 kilometra, duke ekzekutuar 12 disiplina ushtarake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të organizojë Ditën dhe…