Tetë fjalët që ndryshuan mënyrën se si mendojmë
Çdo fjalë fsheh një histori. Prapa rrokjeve që përdorim çdo ditë fshihen tregime të panumërta të harruara. “Nëse e njihni origjinën e një fjale”, ka thënë studiuesi i shekullit të gjashtë, Isidori i Seviles, “gjithçka mund të kuptohet më qartë”.
Disa nga këto fjalë janë të mendimtarëve që janë harruar në mjegullën e historisë. Të tjerat janë shpikje të pionierëve kulturorë që formësojnë mënyrën se si gjeneratat e ardhshme mendojnë dhe flasin. Sidoqoftë, është interesante se si zbulimi i biografisë së një fjale na ndihmon të zbulojmë biografinë e individit që e krijoi ashtu dhe kohën në të cilën jetonte. Më poshtë janë tetë fjalë që kanë ndryshuar mënyrën se si mendojmë, shohim, dëgjojmë, zbulojmë dhe ekzistojmë në botën rreth nesh:
Mediat sociale nuk mund të mendohen pa logon e Twitter-it. Por, kush e kishte imagjinatën fonike për të bërë një kompromis onomatopoetik, midis gjuhës së puplave dhe gjuhës së njerëzve? “Twitter” (ose ‘twiterith’ siç ishte në gjysmën e dytë të shekullit XIV), fillimisht u tha nga Geoffrey Chaucer në përkthimin e veprës “Consolation of Philosophyby” të filozofit Boethius të shekullit të VI-të. “Twitter” është një nga më shumë se 2,200 fjalë të cilat i inauguroi poeti mesjetar.
SERENDIPITI
Më 28 janar, shkrimtari anglez Horace Walpole, teksa shkruante një letër ia dha botës fjalën ‘Serendipity’. Walpole tha se e bazonte shpikjen e tij lirike në një përrallë persiane, “Tre Princat e Serendipit”, protagonistët e të cilëve, këmbënguli ai, “gjithmonë bënin zbulime, nga rastësia”. Se Walpole e ka keqkuptuar thelbin e përrallës (në fakt princat dështojnë të gjejnë atë që ata ishin duke kërkuar, pavarësisht përpjekjeve) nuk ka rëndësi; “Serendipity” është këtu për të treguar një aksident të lumtur.
PANORAMA
Fjala “Panorama” (e cila fjalë për fjalë do të thotë ‘gjithçka që sheh’) ka hyrë në leksikun e botës rreth vitit 1789, kur bie Bastija në Francë. Çuditërisht, fjala në fillim ndërlidhej me një përvojë të mbyllur: një pikturë cilindrike që kufizon audiencën – një pajisje vizuale e konceptuar nga artisti irlandez Robert Barker.
VIZUALIZIMI
Askush asgjë nuk ka “vizualizuar” deri në vitin 1817, kur poeti romantik Samuel Taylor Coleridge e tha fjalën e re në rrëfimin e tij filozofik, “Biographia Literaria”. Në retrospektivë duket e përshtatshme për një shkrimtar, syri i të cilit ishte përhumbur nga vizionet e anijes fantazmë në poezinë “The Rime of the Ancient Mariner”, nga “sytë që ndezin” dhe “flokët lundrues” që përcaktojnë përfundimin e poemës “Kubla Khan”. I torturuar gjatë gjithë jetës së tij nga substancat materiale dhe jomateriale, Coleridge është padyshim përgjegjës për futjen e fjalëve të tjera në anglisht për përshkrimin e aspekteve të errëta të përvojës, të tilla si “psikosomatike” dhe “pesimizëm”.
INTELEKTUALIZMI
Coleridge shpesh merr merita për krijimin e fjalës “intelektualizoj”, që do të thotë të transformosh një objekt fizik në një pronë të mendjes. Ndërkohë ai meriton mirënjohje për krijimin e një termi që sugjeron të kundërtën – fjalën “Thingify” (që do të thotë ta kthesh një mendim në një objekt). “Intelektualizmi” ndoshta i përket një poeti udhëtar të shekullit XVIII, i njohur me pseudonimin “Walking Stewart”, që kishte shëtitur më shumë se kushdo tjetër në atë kohë. Në dhjetëvjeçarët e tij të kaluar në Azi, Afrikë dhe Evropë, Stewart krijoi një filozofi të çuditshme që përqendrohej në idenë se mendja dhe trupi ishin në fluks të vazhdueshëm midis një bote që është intelektualisht e pandërprerë dhe një fryme që është pafundësisht “Thingify” (që kthehet në diçka tjetër).
BUROKRACIA
Narratori i këngës së vitit 1928 të Harry McClintock-ut, “Big Rock Candy Mountain”, ëndërron të arrijë një parajsë ku “ata e varin tipin që shpiku punën”. Derisa historia nuk mund të kujtojë emrin e atij “tipit”, e dimë identitetin e ekonomistit francez që shpiku një fjalë për diçka po aq të lodhshme: “Burokracia”. Më 1818, Jean Claude Marie Vincent de Gournay lidhi fjalën franceze për tavolinën (buro) me sufiksin grek që do të nënkupton “fuqinë” (kracia) dhe i dha një emër burokracisë që niste të mbyste shoqërinë.
FOTOGRAFIA
Është e çuditshme të mendosh se disa nga emrat më të qëndrueshëm që i bashkëngjisim objekteve rreth nesh, u përqafuan gradualisht me një proces eliminimi. Astronomi anglez John Herschel propozoi fjalën “Fotografi” më 1839.
MUGGLE
Burrat nuk janë gjinia më e aftë për fjalë të reja. P.sh. Jane Austen më 1800 përdori fjalën “Outsider”. Ndërsa, J. K. Rowling e përdori e para fjalën “Muggle” më 1997 në librin e saj “Harry Potter and the Philosopher’s Stone”, për të përshkruar njerëzit që kanë fuqi të mbinatyrshme. /Telegrafi/