Tetë futbollistë humbin jetën në Guinea
Një ngjarje e rëndë që prek botën e futbollit ka ndodhur në Guinea. Autobusi i klubit të futbollit Etoile de Guine ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në dalje të qytetit Mamou duke u marrë jetën plot 8 futbollistëve.
Skuadra e Etoile de Guine po udhëtonte drejt Kankanit për të zhvilluar ndeshjen e parë të sezonit të ri, por kjo ndeshje është kthyer në një ferr të vërtetë për lojtarët e Etoile. Nuk është hera e parë që në Guinea, regjistrohen të tilla tragjedi që u marrin jetën futbollistëve pasi në janar humbën jetën tre lojtarë të skuadrës Uakria në një tjetër aksident.
Aksidenti tragjik i ndodhur së fundmi, ka tronditur botën e futbollit, duke marrë vëmendjen e mediave prestigjioze. Sportdashës të shumtë, kanë shprehur ngushëllime për personat që kanë humbur jetën.