Tetë futbollistët e Prishtinës mësojnë rezultatet e ritestimit për Covid-19

24 gusht 2020 | 15:32

FC Prishtina ka njoftuar se tetë futbollistët e ritestuar për Covid-19 kanë rezultuar negativë.

Klubi nga kryeqyteti po ashtu ka bërë me dije se ka dorëzuar tërë materialin e saj të provave me ndihmën edhe të avokatëve sportiv evropian dhe pret vendim të drejtë nga UEFA, raporton “Epoka e re”.

Njoftimi i plotë i FC Prishtina:

Tetë futbollistët e ritestuar dalin negativ

Dje skuadra ka ritestuar tetë futbollistët e dal pozitiv në Gjibraltar dhe sërish pas marrjes së mostrave nga IKSHPK, futbollistët kanë rezultuar negativ!
FC Prishtina ka dorëzuar tërë materialin e saj të provave me ndihmën edhe të avokatëve sportiv evropian. Klubi është në pritje nga vendimi që do të marr Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë UEFA-s. Duhet theksuar se nuk është vetëm rasti i Prishtinës që po shqyrtohet, në situatë identike ndodhet edhe skuadra më e madhe sllovake, Slovan Bratislava pas dy herë anulimit të ndeshjes në Ishujt Faroe. FC Prishtina vazhdon të besojë se çdo vendim i UEFA-s do të jetë i drejtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës Socialdemokrate,…