Tetë garat e para në Formula 1 do të mbahen në Evropë

02 qershor 2020 | 13:04

Stinori 2020 i Formula 1 do të nisë në Austri më 5 korrik. Do të jetë gara e parë nga tetë rresht në Evropë.

Formula 1 nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se dy garat e para do të mbahen në Austri më 5 dhe 12 korrik, ndërsa gara e tretë do të jetë në Hungari. Më pas dy të ketë pauzë dyjavore para se të organizohen dy gara rresht në Britani, dhe do të ketë edhe gara në Spanjë, Belgjikë e Itali.

Gjitha garat do të jenë pa praninë e shikuesve dhe me rregulla strikte për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Garat në Britani do të mbahen në Silverstone më 2 dhe 9 gusht. Synimi është që stinori të kompletohet më 13 dhjetor në Abu Dhabi dhe planifikohet zhvillimi i 15-18 garave.

Fillimi i stinorit në Formula 1 është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Ardian Shala, ka vendosur që vota e…