Tetë gola në miqësoren Arsenal – Barcelona

27 korrik 2023 | 11:22

Një ndeshje miqësore, por pafundësisht spektakolare është zhvilluar ndërmjet Arsenalit dhe Barcelonës në Los Angelos, përkatësisht në stadiumin “SoFi Stadium”.

Hiç më pak se tetë gola janë realizuar gjatë kësaj sfide, me fitoren që i takoi skuadrës angleze me rezultat 5-3.

Ishte Robert Lewandowski që hapi serinë e golave duke e kaluar Barcelonën në epërsi pas shtatë minutave lojë, derisa dy golat tjerë për skuadrën e Xavit i realizuan Raphinha dhe Ferran Torres.

Por, skuadra e Mikel Artetas u tregua e fuqishme duke shënuar pesë herë, derisa realizues ishin Trossard (2), Saka, Havertz, Vieira.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arben Isufi shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me numër:…