Tetë gola në ndeshjen Arbëria – Ballkani
11 mars 2021
| 14:58
Fituese doli Ballkani që realizoi gjashtë gola, derisa djelmoshat që drejtohen nga Arbnor Morina shënuan dy herë (2-6).
Hoxha e hapi serinë e golave për 0-1, kurse në pjesën e parë për mysafirët realizoi edhe Daku. Ky i fundit në pjesën e dytë realizoi edhe dy gola të tjerë, ndërsa nga një tjetër e shtuan Gripshi dhe Zeka. Për Arbërinë realizuan Kryeziu dhe Marceli nga penalltia.
Pas javës së 24-të, Ballkani rikthehet në pozitën e dytë me 51 pikë, derisa Arbëria renditet e teta me 26 pikë të grumbulluara.
/Epoka e re/
Drita fiton derbin kundër Gjilanit, rimerr pozitën e parë në Superligë