Tetë klube të rajonit të Gjakovës shfaqin pakënaqësi ndaj Agim Ademit

08 korrik 2021 | 14:48

Ditën e sotme është mbajtur një mbledhje me përfaqësuesit e tetë klubeve të regjionit të Gjakovës.

Vëllaznimi, Gjakova, Jakova, Dardanët, Dukagjini, Rilindja, UB. Gjakova dhe Korenica të cilët janë shfaqur të indinjuar me faktin se presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në mbledhjen e mbajtur me LRFGJ, nuk i ka ftuar asnjë nga përfaqësuesit e këtyre klubeve.

Në njoftim shkruhet se ata nuk kanë mundur që t’i shfaqin problemet e tyre para kryetarit Ademi.

Njoftimi pa ndërhyrje nga takimi i sotëm i përfaqësueseve të klubeve të regjionit të Gjakovës, i postuar nga përfaqësuesi i KF Gjakova, Gëzim Daka:

Sot të mbledhur të gjithë përfaqësuesit e 8 klubeve të regjionit të futbollit Gjakovës

  1. VËLLAZNIMI
    KF. GJAKOVA
    KFF. JAKOVA
    KF. DARDANËT
    KF. DUKAGJINI
    KF. RILINDJA
    KF. UB.GJAKOVA
    KF. KORENICA

Të cilët të indinjuar për takimin e dt.05.07.2021 e Kryetarit Agim Ademi takohet me personat LRFGJ ku fare asnji nga perfaqsuesit e klubeve të lartëpermendur nuk ftohen për qudi në këtë takim.

Ku thuhet në raportin zyrtar të faqes LRFGJ kinse ju ka interesuar për problemet dhe kërkesat tona të gjitha klubeve të regjionit Gjakovës.

A thua i nderuari kryetar Agim Ademi kush i din më mir problemet dhe kërkesat tona ma mir se na…

Mendon se personat që ti ke ftuar në këtë takim si dhe në shumicen e takimeve tua që ke ba nëpër regjionet e tjera të qyteteve … ku shihen mungesa të shumet të stafit tënd që jemi mesuar ti shohim si z.Erroll Salihu sek/ përgjithshëm të FFK-së njiherit krahu i djathë i yti … mungon arsyet i dini vetem ju …

Po neve për klubet me emër dhe përfaqsuesit e tyre nuk ftohen mbase thuhet qe ju keni ardhe ti ndegjoni hallet dhe kerkesat e klubeve, kështu më mir se na askush tjetër pergjigjje stë kishë dhënë.

Njiherit falenderojm kryetarin e LRFGJ z.Agim Nuren i cili besoj se nuk e kish lane pa na njoftuar për takimin dhe ardhjen tuaj siq thuhet në faqen zyrtare të LRFGJ që keni ardhe kinse për problemet dhe kërkesat tona ti ndegjoni, por ky njeri ka qenë i detyruar që kërkesen tuaj si Kryetar që ke kerkuar që ti dëshiron të takohesh me ata persona që nuk e perfaqsojnë asnjeren nga këto klube.

 

A thua si e keni ndier veten në takim pa përfaqsuesit e klubeve dhe çfar përgjigjje keni marr nga keta persona qe ju keni qenë në takim.
Gjakovë; 08.07.2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka…